Kompania e makinave “Porsche” dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, janë gati për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën.
Lajmi është bërë i ditur në faqet e tyre zyrtare, në rrjetin social “Instagram”, ku Dua shihet pas timonit të Porsche-eve klasike dhe moderne, si legjenda “911” dhe “Taycan futuristik” tërësisht elektrik.
“Zhytuni fillimisht në botën e porsche, mbajini sytë hapur për atë që do të vijë në të ardhmen…”, shkruhet në postimin e përbashkët që ata kanë bërë.