BE kusht Serbisë për të njohur Kosovën në këmbim të negociatave

0

Serbia akoma nuk e njeh Kosovën edhe pas humbjes së luftës në vitin 1999 . Serbia vazhdon e konsideron Kosovën si pjesë të saj duke vazhduar ti fryjë konflikteve dhe duke penguar zhvillimin ekonomik në ballkan dhe duke pasur gjithmonë qëllim kryesor dominancën serbe .

Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare në zgjedhjet e 17 dhjetorit do të propozojnë në kornizën e raporteve të bisedimit që një nga kushtet të jetë edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Ky propozim pritet të bëhet në takimin e 12 dhjetorit në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme ku më pas duhet të miratohet nga liderët e Bashkimit Europian në samitin e Këshillit të BE që do të zhvillohet në datat 14 dhe 15 dhjetor.

Serbisë gjithashtu i është bërë thirrje që të bashkëpunojë për të sjellë përpara drejtësisë përgjegjësit e sulmeve ndaj ushtarëve të NATO më 29 Maj dhe përgjegjësit e sulmit mbi policinë e Kosovës të ndodhur në 24 Shtator në Banjskë ku i vrarë mbeti polici hero Afrim Bunjaku.

Nga serbia kërkohet që të inkurajojë serbët për t’u rikthyer në institucionet e Kosovës, ku janë larguar që prej muajit nëntor të vitit të kaluar për shkak të vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për targat ilegale që lëshohen nga Serbia .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu