Ndjekësit janë të bindur që Vëllai i Madh në “Big Brother Vip 3” është vetë Luiz Ejlli 

0

Big Brother Vip 3  do të nisë në muajin janar të vitit të ardhshëm. Kjo u konfirmua mbrëmjen e sotme edhe në spektaklin e DWTS .

Ka rënë në sy fakti që Vëllai i Madh ka ndryshuar logon, duke hequr syrin blu për ta zëvendësuar me një tjetër, i cili mesa duket është i njohur për shumë ndjekës edhe ju ka bërë shumë përshtypje .

Në faqen zyrtare të BBV  shumë komentues kanë shkruar se bëhet fjalë për syrin e Luiz Ejllit, fitues i edicionit të dytë të këtij formati.

Edhe vetë Luizi ka shprehur shpeshherë se do të donte të ishte pjesë e produksionit në sezonin e ardhshëm.

Kjo lidhet edhe me ridimensionimin e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri i cili këtë vit do të vijë nën drejtimin e Ledion Liços .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu