Pas Samantës e Kejsit dhe Sardi Strugaj tërhiqet nga gara e ‘Festivalit të Këngës’

0

Samanta Karavella dhe Kejsi Tola nuk janë të vetmet që janë tërhequr nga gara e edicionit të këtij viti në “Festivalin e Këngës”. Gjatë spektaklit të “Dancing with the stars”, Sardi Strugaj njoftoi se edhe ai nuk do të konkurrojë këtë vit. Ai u shpreh se është larguar për çështje personale nga festivali dhe do të sqarojë në vazhdim.

Samanta u tërhoq nga gara sepse po i merrte më shumë kohë, ndërsa Kejsi Tola nuk ka folur publikisht për vendimin. Arian Demolli, menaxheri i Samantës, u shpreh se tërheqja në të njëjtën kohë e këngëtareve ishte rastësi.

Vendimi i tyre për të hequr dorë nga gara solli një teori që qarkulloi në rrjetet sociale dhe lidhej me mendimin se Elsa Lila është shpallur paraprakisht si fituese.

Festivali i Këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Votimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar, ku publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 dhe juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu