Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Lezhë.
Krimi i ndodhur mbrëmjen e sotme duket se është në vrazhdën e hakmarrjes mes familjeve Nikulaj dhe fisit Lekstakaj.
Nga të dhënat e para dyshohet se sonte është qëlluar me kallashnikov në pritë, Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, i vrarë në muajin maj 2023 në lokalin e tij në Shëngjin.
3 muaj pas vrasjes së biznesmentit, Nikulajt duket se morën hak, duke vrarë Nikolin Markun-Lekstakaj, 42 vjeç.
Familja e Markut jetonte përballë me Nikulajt dhe vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill 2023.
Ndërsa sonte ka ardhur edhe gjakmarrja e radhës, duke u qëlluar Enio Nikulaj.