Atentati ndaj kushëririt të Ardian Nikulajt në Lezhë, digjet makina tip ‘BMW’ e autorëve pranë Rinasit, brenda gjendet kallashnikovi

0

Një makinë është djegur pranë Rinasit, disa minuta pas vrasjes së Eno Nikulajt në dalje të qytetit të Lezhës.

Makina raportohet se është e autorëve, ndërsa brenda saj është gjetur kallashnikovi me të cilin dyshohet se është qëlluar Nikulaj.

Përmes një informacioni shtesë të mbërritur në orën 22:44 minuta (2 dhjetor 2023) Policia e Lezhës konfirmon se 40 vjeçari Eno Nikulaj ka ndërruar jetë në spitalin e këtij qyteti.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:

Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës’ thuhet në informacionin shtesë të policisë së Lezhës.