Një atentat i mirë organizuar ka ndodhur mbrëmjen e sotme ndaj Entjan Nikulajt në dalje të Lezhës, pranë aksit që lidh qytetin me Laçin.
Mësohet se ndaj kushëririt të biznesmenit të vrarë në prill të këtij viti, Ardian Nikulaj, është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga autorë ende të paidentifikuar, të cilët i kishin bërë pritë.
Sakaq, raportohet se Entjan Nikulaj, i cili u qëllua teksa ishte brenda në makinë,ka ndërruar jetë pasi mbërriti në spital në gjendje kritike për jetën.
Autorët janë larguar në drejtim të Rinasit ku u gjet edhe mjeti i djegur me kallashnikovin brenda.





