3 dhjetori dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara

0

Data 3 dhjetor është caktuar si Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara .

Në një mesazh të shpërndarë në këtë ditë, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara .

Ai apelon për mbrojten e tyre tyre përballë vështirësive si edhe për zbatim dhe respektim të të drejtave që i kanë të garantuara me ligj .

“ Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët .

Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale !

Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze ”      shprehet ai .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu