Nga sot nis shpërndarja e bonusit  të fundvitit për 704 mijë pensionistë

0

Drejtori i ISSH, Astrit Hado ka deklaruar se bonusi në vlerën e 5000 lekëve po shpërndahet njëkohësisht me pensionin mujor dhe qytetarët kanë mundësinë e përfitimit deri më 31 dhjetor 2024 .

“Prej mëngjesit e deri më tani janë shpërndarë rreth 22-23 mijë bonuse. Bonusi është në vlerën e 5000 lekëve. E drejta e përfitimit është prej sot e deri më 31 dhjetor 2024. Bonusi po shpërndahet njëkohësisht me pensionin mujor”-  tha Hado.

Përfitues të bonusit janë rreth 704 mijë qytetarë .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu