“Në rast se ndaleni te infrastruktura nuk ekziston një sektor tjetër në Shqipëri, Europë dhe botë ku vidhen paratë e taksapaguesve si në rrugët e Shqipërisë. Tashmë është e faktuar se çmimi i rrugëve në Shqipëri është të paktën 10 herë më i madh se sa çmimi që del nga manualet e tyre. Edi Rama ka sjellë në infrastrukturë një metodë të cilën ai e përdorte gjatë viteve si kryetar bashkie, për të vjelë gjoba. Cila ishte metoda? Ndërtuesi që ndërtonte pallatin, ta zëmë me 4 hyrje, merrte lejë për vetëm 2 hyrje. Për dy të tjerat do të merrte leje tjetër se duhej të paguante ryshfetin tjetër. Çfarë ndodh tani? Ndodh ndarja në lote, me të cilën çmimi i ndërtimit të unazës në Tiranë shkon 50% më shumë se çmimi i ndërtimit të tunelit të Kalimashit, i cili kushtoi sepse siç e dini pati dhe problemin e vet.
Me gjithë problemin që pati, çmimi që paguajnë qytetarët e Tiranës për të ndërtuar unazën kudo në fushë ishte mbi 50% më shumë se çmimi që u pagua, nuk po them për Kërrabën se është edhe akoma më i lirë, por çmimi i ndërtimit të Tunelit të Kalimashit për kilometër. Rruga e Arbrit shkon 11 mln në një kohë kur një autostradë në Kroaci, 27 metra e gjerë, ndërtohet me 2.8 mln euro. Rruga e Arbrit shkon 11 mln euro kur një autostradë e përmasave më të mëdha me të gjitha veprat e artit, 27-28 metra e gjerë, ndërtohet në SHBA me 12 mln euro. Rruga Kardhiq-Delvinë, përfundon pjesa e pambaruar sepse një pjesë e madhe u mbarua para vitit 2013, nga 70 mln euro shkon në 240 mln euro. Rruga që nuk përfundon ndonjëherë Qukës-Qafë Plloçë. A mund të imagjinoni ju që rrugës ja ndryshojnë projektin vetëm e vetëm që lotet të mos përputhen me njëri-tjetrin. Dhe ka në mënyrën më kriminale dy mospërputhje të mëdha. Se do të zgjatet dhe sa më shumë të zgjatet aq më shumë vidhet. Ky është buxheti,” tha Berisha.