Arben Gashi, një 30-vjeçar me banim në Gjermani ka humbur.
Gashi ishte duke udhëtuar nga Italia në Gjermani me autobus kur humbi kontaktet me familjarët. Për herë të fundit ai është parë në Pragë, Çeki dhe që prej këtij momenti, familjarët e tij nuk dinë asgjë për fatin e tij.
Ata e kanë denoncuar rastin në polici, por që prej një jave nuk kanë mundur ta gjejnë. 30-vjeçari është person me aftësi të kufizuara, prandaj kërkohet edhe ndihma e shqiptarëve.
Kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacione për vendndodhjen e tij, mund të kontaktojë familjen Gashi në numrat e mëposhtëm:
+358442396546 +491759311506