Krimet kundër fëmijëve , martesës , familjes dhe braktisja e trafikimi i fëmijëve të mitur ka shënuar tendenca në rritje vitet e fundit .
Dhuna në familje, braktisja apo trafikimi përbëjnë shumicën e numrit të krimeve të kryera kundër personit përgjatë vitit 2022 .
Një raport i INSTAT evidenton se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 2 078 vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, një rritje kjo me gati 17% krahasuar me 2021.
Krahasuar me 5 vite më parë rastet e dhunës në familje janë rritur me 33%.
Pedagogia e Sociologjisë , Eris Dhamo , shprehet se morali shoqëror ka ndryshuar , tendenca që shoqëria ka në lidhje me rankimin e vlerave dhe familja sot është vlera më e cënuar .
Objekt i dhunës sot janë ata më të pambrojturit dhe më të dobëtit si fëmijët dhe gratë . Dhuna është pasojë e një situatë emocionale të trazuar , e një zemërimi .
Sipas ekspertëve , rritja e numrit të krimeve në familje vjen si pasojë e një situate të trazuar emocionale që po kalojmë si shoqëri .