Lojtari i kombëtares shqipatre Kristjan Asllani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Itali.Merkato e Janarit është afër dhe zërat për oferta nga klube po shtohen .
Mosaktivizimi i tij si titullar tek Interi ka bërë që emri i lojtarit të qarkullojë përsëri në mediat italiane si një futbollist i cili mund të huazohet nga zikaltrit në janar.
Asllani kërkon të luajë më rregullisht ndaj edhe shihet si një opsion i mundshëm për klube të Serisë A që janë të gatshëm t’i besojnë atij .
Emri i mesfushorit kuqezi ka qarkulluar vazhdimisht dhe ekipi që e kërkon është Fiorentina, e interesuar për shërbimet e tij edhe para se të transferohej tek Interi.
Ky variant është përsëritur edhe këto ditë në mediat italiane.
Ndërkohë, së fundmi ka dalë në skenë skuadra e Empoli, klubi ku u rrit futbollisti.Empoli ka filluar të diskutojë një kthim të tijin në huazim për pjesën e dytë të këtij edicioni.
Një marrëveshje mund t’u interesonte të gjitha palëve, pasi Asllani do të gjente minutat që i duhen në këtë periudhë të formimit të tij futbollistik.Ndërsa edhe Empoli do të kishte një lojtar të cilësisë së jashtëzakonshme në mesfushë, ku ka pasur probleme të vazhdueshme deri tani.