Arrestohet në flagrancë në Turqi shtetasi Ljupço Palevski .
Palevski është i dyshuari i parë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.
Natën e sotme është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.
Në lidhje me të arrestuarit e tjerë të dyshuar , gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë për propozimin e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit.