Ura e Zogut në Milot rrezikon shembjen

0

Ura e Zogut mbi lumin Mat në Milot rrezikon të shembet plotësisht, reshjet e shiut kanë përkeqësuar edhe më tepër situatën.

Këmba e këtij monumenti të kulturës i kategorisë së parë është fundosur edhe rreth 30 cm më shumë, duke sjellë sërish lëvizje të të gjithë strukturës.

Projekti emergjent i miratuar që prej muajit mars të këtij viti nga qeveria shqiptare nuk ka nisur të zbatohet, pasi asnjë kompani nuk e ka marrë përsipër ndërhyrjen. Në këto kushte Forumi Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kërkon shtim të fondit për shpëtimin e këtij monumenti kulture që po rrezikon seriozisht ekzistencën.

Ura me 6 harqe, e gjatë 500 metra u ndërtua nga Mbreti Zog në fund të viteve ‘20 të shekullit të kaluar, por në dy dekadat e fundit, Ura e Zogut, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, nuk ka njohur asnjë ndërhyrje dhe rrezikon shembjen e plotë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu