Entela Binjaku / Tekstet shkollore nuk kanë përputhje me nivelin e dijes tek të rinjtë

0

Në emisionin “Aldo Morning Show”  ka qenë e ftuar sociologia dhe pedagogia , Entela Binjaku , e cila ka folur për sistemin arsimor në Shqipëri , më specifikisht për tekstet shkollore.

Gjatë intervistës në studio , Binjaku u shpreh që materialet shkollore duhet t’i përafrohen psikologjisë shoqërore . Sipas saj ,shumë të rinj mendojnë që këto tekste nuk përfaqësojnë nivelin e tyre të dijes .

“Unë kam të bëj me studentë të viteve të para, të cilët flasin në një fare shkalle, për një farë cektësia që kanë tekstet që ata lënë pas, në sistemin parauniversitar. Flasim për tekste që janë përkthyer keq. Flitet shumë, se këto janë tekste që vijnë nga “Cambridge”, por vetë ish-maturantët ose 18-vjeçarët ankohen për sasinë e pakët të informacionit që marrin. Përveçse, të mos harrojmë, vijojmë me disa qëndrime shpërfillëse që kanë të bëjnë konkret me formimin e individit, siç janë ato shkenca që lidhen tërësisht me edukatën, me pasionin, talentet. Ne pothuajse këto i lëmë pas dore, i quajmë si të parëndësishme. Por që, urdhëro ku jemi edhe me matematikën, fjala vjen.”  – u shpreh  ajo .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu