Emri/Tentoi të trafikonte 7 ton kokainë/Kush është shqiptari i arratisur 

0

Dorian Petoku, i njohur si ‘mbreti’ i trafikut të drogës është arratisur nga qendra e rehabilitimit spitalor në Provincën e Napolit. Sipas medias italiane , arratisja ka ndodhur një javë më parë. ‘Mbreti’ i narkotikëve ishte transferuar në qendrën e rehabilitimit të Nolës me anë të një certifikate mjekësore.34 vjeçari shqiptar nuk është një kriminel ‘i zakonshëm’ për autoritetet italiane. I dënuar me 12 vite burg për trafikun e drogës nga Amerika Latine, Petoku është kushëriri i Arben Zogut i cili njihet si një prej bosëve shqiptarë në Romë. Gjithashtu Petoku njihet si pasardhësi i Elvis Demçes, narko-trafikantit që e quan veten “Zot”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu