Kukës/ Vihet në pranga 27-vjeçari, theu masën e arrestit shtëpiak

0

Një 27-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Malçenë të Kukësit në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.

Ky person kishte thyer masën e sigurisë në “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu