Plumbi qorr godet 59-vjeçarin në Shkodër, ja çfarë dyshohet

0

Raportohet për një plagosje me armë zjarri në këmbë në fshatin Guci të Bashkisë Shkodër.

Dyshohet se shtetasi A. Z., 59 vjeç, ka mbetur i lënduar.

Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja dyshohet të jetë aksidentale nga një plumb qorr.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër /Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu