Njësitë speciale të policisë së Kosovës protestojnë para qeverisë

0

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë protestuar këtë të shtunë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë.

Kjo është protesta e dytë  brenda  një muaji, duke bërë thirrje për përmirësim të përgjithshëm të kushteve të punës dhe duke shpalosur një varg kërkesash.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, tha se kërkesat e policisë janë përmirësimi i kushteve të punës së përgjithshme, si veshmbathja, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore, duke shtuar se “disa objekte policore dhe automjete si dhe pajisje të tjera për kryerjen e detyrave nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë”.

Protesta e tyre vjen rreth tri javë pasi Qeveria e Kosovës miratoi pako të re shtesash për këto njësi speciale dhe të gjitha njësitë e tjera policore.

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu