Burrel/Flakët shkrumbojnë banesën, katër anëtarët e familjes në qiell të hapur

0

Në lagjen e re të qytetit të Burrelit kanë anëtarët e një familje kanë mbetur në qiell të hapur pasi zjarri u ka shkrumbuar plotësisht banesën.

Flakët dogjën gjithçka kishte brenda në banesë me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bërë nga shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë së Matit.

Familjarët tregojnë se flakët kanë nisur nga çatia e cila për shkak se ishte me konstrukt druri, janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën.

Në momentin e rënies së zjarrit një nga vajzat e familjes ka qenë në gjumë, ndërsa është shpëtuar nga xhaxhai i saj.

Kryefamiljarja Trëndafile Frisku shprehet se ndërhyrja me zjarrfikëse ka qenë e shpejtë por ka qenë e pamundur të shpëtohet djegia e banesës pasi flakët ndihmoheshin edhe nga era e fortë. Ajo ju bën apel të gjitha instancave shtetërore, OJF-ve dhe kush ka mundësi ta ndihmojnë pasi ka mbetur në qiell të hapur në stinën e ftohtë të dimrit.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkandijë elektrike, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu