Juventusi triumfon ndaj kampionëve të Napolit dhe merr kreun e Serie A

0

Juventus merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi të Serie A, Napolit, në takimin e parë të javës së 15-të, duke marrë momentalisht edhe kreun e renditjes.

“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultatin 1-0 në një takim që rezultoi shumë i luftuar.

Rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat në pjesën e parë, megjithatë ajo u mbyll me porta të paprekura.

Ndërsa në minutën e 51-të, pas një krosimi të topit në zonë nga Cambiaso, Gatti shënoi me kokë, duke zhbllokuar takimin dhe duke u dhënë avantazhin vendasve.

Nga ana tjetër pas një gafe të Szczesny në minutën e 70-të, Politano kontrolloi topin dhe ia pasoi Osimhen-it, me këtë të fundit që gjeti rrugën drejt rrjetës me portë bosh, megjithatë ai gol nuk u quajt, pasi pozicioni ishte i parregullt.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Juventus që kryeson Serie A me 36 pikë, teksa Napoli renditet në vend të pestë me 24 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu