Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ftoi qytetarët e mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.
Në një inspektim në rrugët e kryeqytetit, ku u takua me drejtues e punonjës të Policisë Rrugore, Ministri u informua nga Shefi i Komisariatit Besmir Qibini se janë rreth 300 drejtues mjeti nën akuzë “Për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.
Të kapur në shkelje këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet për t’i shpëtuar gjobës apo heqjes së lejes së drejtimit.
” Ju nxis që çdo rast të çdo tentative ryshfeti, ta denonconi menjëherë. Dënimet shkojnë nga 6 muaj deri në 1 vit burg, por edhe ne duhet të publikojmë gjithë rastet dhe mos të harrojmë se besimin e qytetarëve tek Policia e rritim nëse e e luftojmë këtë fenomen me të gjitha forcat”, ishte apeli i Ministrit për efektivët e Rrugores.