TIRANË-Një grabitje me armë zjarri është raportuar pak minuta më parë në një banesë në fshatin Prush të Tiranës.
Mësohet se ka autorët kanë hapur zjarr mbi policinë në momentin që i kanë parë dhe efektivët po ashtu janë kundër përgjigjur.
Raportohet se nuk ka asnjë të plagosur nga asnjëra palë, nga të shtënat, ndërsa autorët kanë arritur të largohen. Policia po punon për kapjen e tyre