Arrestohet shqiptari nga pala greke në Kakavijë

0

Një shqiptar është arrestuar mesditën e djeshme (9 dhjetor) nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës. Ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet italiane pasi ishte i dënuar me 20 vite burg për trafik droge.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari është arrestuar në teksa po tentonte të kalonte kufirin drejt Shqipërisë.

Ai do të dërgohet në prokurorinë e Janinës, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e nevojshme për ekstradimin e tij drejt Italisë ku do të vuajë dënimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu