Selena Gomez prezanton të dashurin:‘Më i miri që kam pasur’

0

Aludimet se këngëtarja Selena Gomez ka filluar të dalë me producentin Benny Blanco,kanë marrë fund . Këngëtarja u ka dhënë përgjigje  zërave që aludonin për lidhjen e saj.

Një ditë më parë, Gomez publikoi një foto që i hiqte të gjitha dyshimet. Teksa komentonte me fansat e saj,  këngëtarja latine është shprehur:
Ai është patjetër gjithçka për mua…Ka qenë një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur ndonjëherë.”

Ndërsa, një komentuesi tjetër, Gomez i thotë: “Lol, ai mbetet më i miri nga çdokush me të cilin mund të kem qenë. Fakte.”

Së fundmi, Gomez ka punuar me Blanco për të sjellë hitin e saj “Single Soon”. Në korrik, ai ishte po ashtu prezent në 31-vjetorin e saj.

Blanco ka pasur gjithashtu bashkëpunime me ishin e Selena-s, Justin Bieber, si dhe me këngëtarët Rihanna, Lizzo, Britney Spears, Katy Perry, SZA, Ed Sheeran dhe Keith Urban.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu