Vrasje apo vdekje për shkaqe natyrore? E moshuara në Itali gjendet e pajetë, merret në pyetje vajza e saj

0

Një krim i rëndë ka troditur Italinë në orët e fundit, ku trupi i një 77-vjeçareje u gjet në një senduk, nga vajza e të moshuarës.

Trupi i viktimës ishte në proces dekompozimi ndërsa mësohet se vdekja e saj ka ndodhur para disa javësh.

Mësohet se 77-vjeçarja jetonte me vajzën tjetër, e cila është ndaluar dhe po merret në pyetje.

Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të spitalit Sant’Anna dhe San Sebastiano në Caserta për autopsi.

Ekzaminimi i autopsisë do të jetë vendimtar për zbulimin e shkaqeve të vdekjes së 77-vjeçares dhe për rrjedhojë nëse bëhet fjalë për vdekje nga shkaqe natyrore apo për vrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu