-
Pas dy barazimeve radhazi, Vora rikthehet te fitorja dhe këtë e bën ndaj një rivali direkt si Flamurtari duke i mposhtur vlonjatët me rezultatin 3-1.
Në fakt, sfida nuk nisi mirë për vendasit duke qenë se ishin kuqezinjtë të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Souza de Oliveria në minutën e 12-të.
-
Megjithatë, Vora e kaloi shpejt momentin e vështirë dhe pas tetë minutash barazoi me anë të Jurgen Vrapit.
Në minutën e 40-të, vendasit përmbysën ndeshjen falë golit të Fatmir Prengajt.
Në fraksionin e dytë, Vora gjeti edhe golin e tretë me anë të Eridon Qardakut në minutën e 59-të duke vulosur trepikëshin. Pas kësaj fitoreje, Vora ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë ndërsa Flamurtari renditet në vendin e katërt po me 27 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Elbasani fitoi në transfertë me shifrat 0-1 duke iu falur një goli autogoli të Maksutit në minutën e 59-të. Falë këtij trepikëshi, verdheblutë ngjiten në kuotën e 32 pikëve në vend të dytë, ndërsa nga ana tjetër, Apolonia mbetet në vend të pestë me 26 pikë.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





