Po mbahet tek Pallati i Kongreseve aktiviteti i Partisë Demokratike të kryesuar nga Lulzim Basha për 33-vjetorin e krijimit të kësaj partie.
Përveç anëtareve të kryesisë dhe mbështetësve të Bashës, është vënë re edhe prezenca e ish-presidentit Bamir Topi dhe e themeluesit të kësaj partie Rexhep Uka.
Sakaq ky i fundit mbajti dhe një fjali pak më parë.
Përveç fjalimeve politike ka patur edhe një performim nga ana e këngëtarit të njohur Altin Goci.
Më vonë edhe vetë kryetari Basha do të mbajë fjalimin e tij në këtë aktivitet.