“Ritello” dhe “Iute Credit” janë bërë bashkë dhe po mashtrojnë qytetarë të shumtë duke i futur në borxhe pa dijeninë e tyre.
Synimi i kompanisë “Ritello” është që të futet në shtëpitë e qytetarëve dhe të prezantojnë një pajisje që pastron ajrin dhe kryen funksionin e një fshese me korent, por që kushton 3500 euro.
Këmbëngulja e punonjësve duke përdorur të njëjtën skemë me të gjithë është ta kthejnë klientin në debitor me Iute Credit, duke i premtuar kështu dhe shlyerje interesash.