Aksident tragjik i shqiptarëve në Greqi, vdesin shoferët, plagoset pasagjeri

0

GREQI- Një tragjedi me dy të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në Dramë.

Gjysmë ore pas mesnate, një makinë e drejtuar nga një grek 41 vjeç është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër që drejtohej nga një 61-vjeçar nga Shqipëria me një bashkatdhetar 53-vjeçar, me pasojë plagosjen fatale të drejtuesve të mjeteve dhe plagosjen e pasagjerit, raportojnë mediat greke.

Hetimet paraprake për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit po kryhen nga Departamenti i Qarkullimit në Dramë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu