Liverpool dhe Manchester United mbyllet në ‘paqe’ në ‘Anfield’

0

Supersfida e javës së 17-të të Premier League, Liverpool-Manchester United u mbyll me porta të paprekura. “The Reds” bënë një hap fals në garën për titullin, teksa “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të rikthehen te fitorja.

Takimi i luajtur në “Anfield” foli i gjithi për “The Reds”, të cilët dominuan nga fillimi deri në fund ndeshjen, por që nuk ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës.

Pavarësisht tentativave të shumta të vendasve për të shënuar, Andre Onana u bë i pakalueshëm.

Fundi i ndeshjes u shoqërua edhe me tensione e ndërhyrje të gabuara, me Dalot që u ndëshkua me karton të verdhë e më pas me karton të kuq në minutën e 90+4’, duke lënë “Djajtë e Kuq” me një lojtar më pak.

Kështu Liverpool barazon pas tre fitoreve radhazi, teksa United merr pikën e parë pas humbjes ndaj Bournemouth javën e kaluar.

Ndeshja mbaroi 0-0 dhe Liverpool qëndron në vend të dytë me 38 pikë, një më pak se Arsenal-i kryesues, teksa Manchester United renditet në vend të shtatë me 28 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu