Një 42-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë në Tiranë.
Ky shtetas dëmtoi traun e parkimit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” rreth orës 02:20.
42-vjeçari kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar automjetin e tyre. Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i tij.