Shitën një maskë afrikane për 150 euro, por vlente miliona/ Gjykata rrëzon ankesën e çiftit për të anulluar shitjen

0

FRANCË- Një çift francez që shiti një maskë afrikane jashtëzakonisht të rrallë për 150 euro, por më vonë zbuloi se vlente miliona, humbi çështjen në Gjykatë, ku kërkoi anullimin e shitjes. Çifti e shiti maskën për 150 euro, por në mars 2022 ajo iu shit një blerësi të paidentifikuar në një ankand në qytetin jugor të Montpellier për 4.2 milionë euro.

Pasi zbuluan se ishte një maskë e rrallë dhe kishte shumë vlerë monetare, çifti i të moshuarve bëri një ankesë në Gjykatë dhe kërkoi anullimin e shitjes së parë, duke pretenduar se kishte pasur një gabim vërtetimi. Ata gjithashtu pohuan se blerësi i maskës ishte në dijeni të vlerës së saj reale në kohën e blerjes. Por Gjykata e hodhi poshtë kërkesën, duke thënë se çifti nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të vlerësuar maskën përpara se ta shiste.

“Kërkesa e tyre u karakterizua për neglizhencë dhe mendjelehtësi të pafalshme,” tha gjykatësi.

Ai vendosi gjithashtu që tregtari i antikiteteve, i cili vetë nuk ishte ekspert në artin afrikan, nuk i mashtroi ata. Tregtari në fakt u ofroi atyre t’u paguante 300,000 euro, çmimi fillestar i ankandit, por fëmijët e çiftit refuzuan, duke preferuar ta çojnë çështjen në gjykatë. Avokati i çiftit, Frederic Mansat Jaffre, tha pas vendimit se klientët e tij ishin të habitur nga vendimi dhe po shqyrtonin një apel. Gjykata hodhi gjithashtu një mocion të veçantë nga qeveria e Gabonit për të anuluar shitjen dhe kthimin e maskës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu