Kosovë/ Një person tenton të përplasë me makinë policin në veri të Mitrovicës

0

Një person ka tentuar të përplasë me automjet zyrtarin policor në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës njofton se polici ishte në kryerje të detyrës, dhe autori teksa ka tentuar që ta godasë atë ka përplasur makinën e policisë. Ky rast po hetohet dhe është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

Njoftimi i policisë:

“Mitrovicë Veri 19.12.2023 – 23:34. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu