Blero Muharremi, ish-konkurrent i “BBVK”, zgjodhi që të largohet nga shtëpia me vullnetin e tij të plotë.
Ai e ka shprehur edhe më parë që ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe kjo ishte arsyeja që ai u largua nga spektakli.
Blero ka thënë që presioni i madh që ishte krijuar në shtëpi dhe situatat aty ishin bërë shqetësuese për të.