Ramadani rrëfen aventurën e re: Dua të luaj në Champions, në Evropian mund të surprizojmë

0

“Kam bërë një xhiro nëpër Evropë për të mbërritur te Lecce”,u shpreh ylli I Shqipërisë.

Ylber Ramadani është dashuruar me klubin e tij të ri, ku zbarkoi disa muaj më parë.

Askush nuk flet më për Morten Hjulmand, “playmakerin” e mirë danez të shitur në verë te Sporting në Portugali.

Tani shumë flasin, dhe vetëm në terma pozitivë, për numrin 20 të verdhekuqve, i cili të shtunën, me golin nga jashtë zonës, në minutën e 89-të, i dha skuadrës së Roberto D’Aversa fitoren që i mungonte prej 22 shtatorit. Ai e dërgoi topin në rrjetë, pastaj e mori dhe e futi poshtë fanellës e brohoriti i gëzuar: “Partnerja ime kosovare dhe unë tashmë kemi një vajzë një vjeçe e tetë muajshe, që ka lindur në Budapest”.

Pavarësisht se është 27 vjeç, ai tashmë e ka parë Evropën: Kosovën, Shqipërinë, Danimarkën, Hungarinë dhe “më në fund” Italinë: “Nuk ka mbaruar. Kam lindur në Gjermani, pastaj jam kthyer në Kosovë. Në shtëpi kishim probleme financiare, por doja vetëm të luaja futboll.

Babai donte që unë të punoja me të duke shitur shalqinj dhe fruta në treg, por pasi më pa të luaja ndeshjen e parë më tha: shko, luaj futboll. Hapi më i rëndësishëm ishte kalimi tek Aberdeen i Skocisë, niveli atje ishte dukshëm më i lartë se në Danimarkë dhe Hungari. Falë paraqitjes atje fitova Kombëtaren dhe Italinë”

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu