Është mbyllur pjesa e parë në supersfidën e Kategorisë së Parë, mes Elbasanit dhe Bylisit.
Pas 45 minutave, verdheblutë kryesojnë 1-0. Vendos goli i shënuar nga Bedri Greca në minutën e 26-të.
Sulmuesi shfrytëzoi një top të ardhur nga goditja e këndit, për ta dërguar në rrjetë. Nëse ndeshja do të mbyllet me këtë rezultat, të dyja skuadrat do të kryesonin me pikë të barabarta.