Një rast i paprecedentë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Një shtetase shqiptare me automjet të llojit ‘Ford Kuga’ me targa italiane, e dehur në timon dhe me birrë në automjet ka hipur mbi trotuarin në sheshin përpara bashkisë Vlorë duke shkaktuar panik tek fëmijët e pranishëm në koncertin e organizuar për ta.
Në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë por gruaja e paidentifikuar, nuk ka pranuar të zbresë nga makina dhe as nuk pranon të largohet.
Ajo ka shpërthyer në ofendime ndaj kujtdo që i afrohej.