Vllaznia nuk ndalet më dhe në “Loro Boriçi” ndaj Skënderbeut fitoi ndeshjen e tretë radhazi në kampionat.
Shkodranët i mposhtën bardhekuqtë me shifrat 5-0.
Ildi Gruda zhbllokoi shifrat në minutën e 29, sulmuesi shfrytëzoi në maksimum një asist perfekt të Ardit Krymit dhe përballë portierit Alia nuk e pati të çojë topin në rrjetë.
Në fraksionin e dytë, në minutën 49, Gruda dyfishoi shifrat. 24-vjeçari përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e korçarëve dhe pasi kaloi edhe portierin Alia, nuk e pati të vështirë për të shënuar me portën e boshatisur.
Në vijim, Vllaznia e menaxhoi më së miri avantazhin dhe gjeti edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës.
Festës iu bashkuan edhe Bekim Balaj që realizoi në minutën e 75, Ildi Gruda që kompletoi tregolëshin personal në minutën e 79 ndërsa në fund llogarive iu shtua edhe autogoli i Frashërit.
Pas këtij suksesi Vllaznia ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vend të tretë. Nga ana tjetër, Skënderbeu mbetet me 22 pikë në vend të gjashtë.
Në ndeshjen tjetër, Dinamo City u rikthye te fitorja pas dy humbjesh teksa mposhti Teutën me rezultatin 2-1. Protagonist i kësaj ndeshje ishte një ish si Lorenco Vila, i cili në të kaluarën është aktivizuar me durrsakët, por në këtë ndeshje i ndëshkoi me një dygolësh.
23-vjeçari zhbllokoi shifrat në minutën e 13 falë një goditje të fortë brenda zonës.
Teuta filloi të reagojë dhe barazoi me Klejdi Dacin.
Sulmuesi shfrytëzoi një pasim të Peposhit dhe nga fare pranë portës nuk mund të gabonte.
Megjithatë, Dinamo u hodh sërish në sulm dhe kaloi përsëri në avantazh me anë të Lorenco Vilës.
Dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Lorenco Vila lëvizi bukur në hyrje të zonës, dhe i ndihmuar nga një devijim, kaloi në avantazh të tijtë.
Në pjesën e dytë, vendasit provuan të barazonin, por nuk ia dolën dhe Dinamo City merr tre pikë që e ngjisin skuadrën në vend të pestë me 22 pikë. Ndërkohë, Teuta mbetet e fundit me 16 pikë.