Aleati kryesor i presidentit rus, Valdimir Putin, Nikolai Patrushev është personi që ka drejtuar operacionin e vrasjes së Yevgeny Prigozhin, ka raportuar gazeta amerikane Wall Street Journal.
Kreu i grupit Wagner, Prigozhin humbi jetën disa muaj më parë, pas rrëzimit të avionit ku ishte në bord së bashku me nëntë persona të tjerë
Gazeta amerikane raporton se drejtuesi i këtij operacioni ishte Patrushev, një mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.
Zyrtarë të inteligjencës perëndimore dhe një ish-oficer i inteligjencës ruse i janê shprehur ‘The Journal’ se vdekja e Prigozhinit në gusht ishte nxitur dhe miratuar nga 72-vjeçari.
Akuza të shumta ka pasur kundrejt presidentit rus Putin, të cilin e kishin konsideruar përgjegjës dhe shkaktar për vdekjen e shefit të grupit Wagner.
Kjo vjen pasi, para se të ndodhte incidenti i avioni, Prigozhin kishte bërë një reagim kundrejt udhëheqjes ushtarake ruse dhe u nis me ushtrinë e tij drejt Moskës, duke braktisur pozicionet në Ukrainë.