Në të gjithë Evropën ka pasur një rritje të sigurisë rreth ambienteve që përcjellin atmosferën festive të Krishtlindjeve pas dyshimeve për sulme të mundshme terroriste me motive ekstremiste fetare.
Policia e Këlnit, duke vepruar sipas udhëzimeve për një sulm të mundshëm, kontrolloi katedralen historike të Gjermanisë të shtunën dhe tha se njerëzit që merrnin pjesë në meshën e Krishtlindjeve do t’i nënshtroheshin kontrollit të sigurisë përpara se të lejoheshin të hynin.
Në Austri, policia në Vjenë tha gjithashtu se po merrte masa të forta sigurie rreth kishave dhe tregjeve të Krishtlindjeve, duke vendosur oficerë dhe efektivë me rroba civile.
Michael Esser, kreu i departamentit të hetimit penal të policisë së Këlnit, tha në një njoftim për shtyp se dyshohet se sulmet mund të ndodhin edhe natën e ndërrimit të viteve.
Katedralja e Këlnit, kunjat binjake të së cilës janë 157 metra të larta, është një destinacion kryesor turistik i vizituar nga rreth 6 milionë njerëz në vit.