Këngëtari i njohur grek Vassilis Karras është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.
Këngëtari i dashur popullor i njohur edhe për publikun shqiptar, i cili prej rreth dy vitesh përballej me kancerin, një problem të rëndë shëndetësor. Ndërkohë kohët e fundit ishte prekur edhe nga COVID-19 dhe po trajtohej në një spital në Selanik.
Frymën e fundit e la në qytetin e tij të lindjes, Selanik. Vasilis Karas lë pas një trashëgimi të pasur me mijëra këngë e koncerte në mbarë botën.