Êshtë duke u zhvilluar para ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve në Beograd,një protestê e opozitës së bashkuar rreth koalicionit “Serbia kundër dhunës” .
Opozita është duke tentuar që të futet në ndërtesën e Kuvendit, pasi pak më herët tentuan të futen në ambientet e bashkisë së Beogradit.
Të shtunën gjithashtu është mbajtur tubimi i gjashtë protestues për shkak të vjedhjes së votave në zgjedhje.
Studentët protestues i kërkuan presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të plotësojë kërkesat e tyre deri të dielën në mbrëmje dhe thanë se në të kundërtën do të bllokojnë të hënën të gjithë Beogradin. Ata kërkuan nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale që të kontrollojë listën zgjedhore, ndërsa për përgjigje dhanë afat deri të hënën ,në të kundërtën shpallin bllokadë të kryeqytetit.
Opozita dhe studentët kanë disa ditë që po protestojnë, ndërsa nënkryetarja e PSSH-së, Marinika Tepiç, ka shtatë ditë me radhë në grevë urie. Asaj në grevë iu bashkuan edhe gjashtë ish-deputetë të tjerë dhe përfaqësues të koalicionit Serbi kundër dhunës.