Drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, tentoi të korruptonte policinë

0

Një person është ndaluar nga policia në Tiranë pasi po drejtonte mjetin në ndikimin e alkoolit.

Policia ndaloi personin në rrugën “Abdi Toptani”, dhe pas testit të alkoolit, ka rezultuar se ai po voziste nën ndikimin e alkoolit.

Por për të shmangur gjobën, ai ka tentuar të korruptojë policin, duke i ofruar një shumë parash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu