Kërkesa e SPAK për Berishën/ Punonjës policie tek dera dhe ndalim i komunikimit me persona të tjerë veç familjarëve

0

Kërkesa e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai për ish-kryeministrin Sali Berisha është zbardhur. Dy prokurorët e SPAK kanë firmosur për masën e arrestit në shtëpi për Sali Berishën.

Sakaq, ata kërkojnë që Berisha të qëndrojë në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, duke qenë i ruajtur nga punonjës policie. Nga ana tjetër, kërkohet që Berisha të mos ketë asnjë komunikim me asnjë person veç familjarëve të tij.

Kjo kërkesë i është dërguar GJKKO-së që ditën e premte dhe sot ishte seanca e shqyrtimit të saj. Mirëpo avokatët e Berishës kërkuan kohë të njihen me kërkesën e SPAK dhe seanca u shty për ditën e nesërme në orën 11:00, ku do të vendoset nga GJKKO nëse kjo masë për Berishën aprovohet apo jo.

Ditën e sotme avokatët e kreut të Rithemelimit kërkuan në GJKKO që gjyqtarja që do të jap aprovimin, Irena Gjoka të tërhiqet nga shqyrtimi i kërkesës për Berishën, gjë e cila u refuzua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu