Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar nisjen e aplikimeve për programet e strehimit social që financohen nga buxheti i shtetit, gjatë vitit të ardhshëm.
Strehimi social . Sipas njoftimit nga Ministria, procedurat përcaktojnë llojet e projekteve që do të financohen nga buxheti i shtetit pjesërisht apo plotësisht, kushtet që duhet të plotësojnë bashkitë për t’u kualifikuar, si edhe formatin dhe dokumentacionin e aplikimit.
Ministria e Financave tregon se për financimin e projekteve të reja, në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar një fond prej 320 milionë lekësh.
Tre janë llojet e programeve sipas të cilave kategorizohen projektet që do të financohen:
1- Banesa sociale me qira;
2- Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara;
3- Streha të përkohshme.