Familja me 7 anëtarë në Bërxullë në kushte ekstreme

0

Ndodhemi në familjen e Bajram Dërvishit, e cila është e përbërë nga 7 anëtarë. Që prej vitit 2019 e deri më sot jetojnë në këtë kontenier, pasi banesa që ata kishin u shemb nga tërmeti i vitit 2019.

7 anëtarët e familjes Dërvishi lahen këtu me kanaçe. Brenda 4 faqeve të çadrës termike, ata gatuajnë, ushqehen edhe flenë.

“Ti e sheh vetë sesi është… Është shumë e vështirë të jetuarit me këto kushte. Po të vish ti të jetosh vetëm një natë, ti nuk mund të rrish një minutë, jo më shumë. Ti e sheh vetë sesi është. A e sheh atë banjon e keqe, ne atje lahemi me kanaçe. A mund të jetosh ti aty 5 vjet? Shiko sa ngushtë jemi. Këtu hamë, këtu flemë gjumë sipër thërrimeve të bukës”.

Bajrami, është edhe i sëmurë. Prej 21 vitesh ai trajtohet me kemp me vlerën rreth 8 mijë lekë. Edhe pse i sëmurë, 42-vjeçarit i duhet të kujdeset edhe për 4 fëmijët, nënën e moshuar invalide. Kurse bashkëshortja e tij punon gjithë ditën në fasoneri.

“Të ardhurat tona janë shumë dobët. Nëna kempin që merr e don veç ilaçe, unë jam invalid marr 77 mijë lekë.

Gazetarja: Fëmijët i çoni në shkollë?

Dërvishi: Fëmijët i çoj në shkollë, por me borxhe dhe rroba të falura, nuk u kam blerë një gjë si babë.

Gazetarja: Çfarë kërkoni?

Dërvishi: Kërkoj një shtëpi për fëmijët, t’më ndihmoi shteti, nuk dua ndonjë vile.

Bashkia e Vorës fillimisht u ndërtoi këtë çadër. Më pas kësaj familje iu është premtuar shumë prej 3.4 milionë për rindërtimin e shtëpisë. Deri tani në bankë iu janë hedhur vetëm 2 milionë lekë, 60 përqind e shumës.

“Këstin e parë prej 60%, pra 20 milion e 500 mijë lekë i kam marrë, që ja kam dhënë firmës që po më rindërton shtëpinë, ndërsa këstin e dytë 40 % se kam marr ende. Nuk na kanë thënë se kurrë do e marrim”,- shtoi ai.

Report Tv u interesua edhe në Bashkinë e Vorës. Në linjë telefonike Rudolf Ademi, specialist pranë zyrës së rindërtimit thotë se për këstin e dytë pritet nga Ministria e Financave.

Ademi : Kësti i parë 20 milion, 60 përqind e vlerës së 34 milion lekë.

Gazetaria: Pra 20 milion kur i ka marrë?

Ademi: Besoj ka pak kohë që i ka marrë…

Gazetaria: Po për këstin e dytë?

Ademi: Për këstin e dytë ka bërë një aplikim kohët e fundit, nuk është se ka shumë kohë që e ka bërë. Këstin e dytë për 40 përqindsh-in, është në pritje.

Gazetaria: E kuptoj, por kur mund ta marr këtë këstin e dytë?

Adem: Ajo varet nga Ministria e Financave. Report tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu