Serie A mund ti thotë lamtumirë njërit prej gjyqtarëve të saj më të mirë, Daniele Orsato.
Gjyqtari italian ka marrë një ofertë “të çmendur” nga Arabia Saudite
Kështu, Saudi Pro League, pasi transferoi yje të futbollit europian, tashmë ka nisur të “markojë” edhe arbitra në kontinentin e vjetër
Media italiane raporton se Orsato është duke e konsideruar seriozisht ofertën që i ka ardhur, ndërsa mund të përfundojë në ligën arabe nga viti 2024.
Ai mund t’i drejtojë ndeshjet e Saudi Pro League, por mund të bëhet edhe figurë drejtuese e ndeshjeve të ligës elitare saudite