Shkrumbohet banesa në Has, familja Meshi mbetet në qiell të hapur

0

Shkrumbohet banesa një katëshe në Njësinë Administrative Golaj, Bashkia Has.

Në prag të fundvitit është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit një shtëpi në Golaj të Hasit. Zjarri ka rënë gjatë orëve të natës.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit.

Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike, teksa grupi i punës në komisariatin e Hasit në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit po bëjnë verifikimin e duhur për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit në këtë banesë.

Familja e S. Meshi nga djegia e banesës ka ngel në qiell të hapur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu